#NeJemiKOSTT


11/30/2023

Burbuqe Abdurrahmani - e diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës drejtimi Elektroenergjetik Industriale, ndërsa studimet Master  ka  përfunduar në Drejtimin Menaxhment dhe Informatikë në Universitetin e Prishtinës.

Rrugëtimin profesional e ka filluar në sektorin e energjisë në nëntor të vitit 2016 kur u punësua në KOSTT, ku aktualisht mbanë pozitën e Inxhinierës për Planifikim të Mirëmbajtjes  afatshkurtër (operacional) në kuadër të Departamentit të Transmisionit, sektori Planifikimit i Mirëmbajtjes.

  1. Na tregoni ju lutem pak rrugëtimin tuaj profesional si dhe kontributin tuaj në sektorin e energjisë apo në KOSTT?  

Meqenëse KOSTT është përgjegjëse për planifikim, operim dhe mirëmbajtje të sistemit energjetikë, kontributi im i dhënë gjatë këtyre viteve si Inxhiniere për Planifikim të  Mirëmbajtjes e konsiderojë si privilegj dhe njëkohësisht përgjegjësi që te kemi një përformancë dhe disponueshmëri dhe që rrjeti transmetues energjetikë të operojë me një shkallë të lartë të besueshmërisë.

Rritja ime profesionale në ndërmarrjen e zhvilluar si KOSTT është shumë e rëndësishme për mua e veçanërisht në departamentin e transmisionit si inxhiniere ku bashkëpunimi i ngushtë ndër ekipore në procese të ndryshme të funksionimit të  rrjetës elektorenergjetik të KOSTT duke sjellë rezultate pozitive siç është: zvogëlimin e rënieve, zvogëlimin e kostos operative, etj.

Të gjitha këto aktivitete në rrugëtimin tim për këto vite më kanë bërë që të motivohem, zhvillohem dhe po ashtu të njohë nga afër sistemin energjetik me të gjitha linjat dhe nënstacionet për të arritur objektivat të përcaktuara me qëllim të rritjes së përfromaces dhe optimizmit të punës së pajisjeve të sistemit transmetues energjetik.

  1. Çfarë hapash apo veprimesh mendoni se duhet të ndërmerren për të rritur diversitetin gjinor dhe për të krijuar një mjedis më gjithëpërfshirës në sektorin e energjisë?

Diversiteti dhe gjithë përfshirja janë dy koncepte të ndërlidhura. Diversiteti ka të bëjë me  përbërjen e një entiteti, ndërsa gjithë përfshirja ka të bëjë me atë se sa mirë integrohen dhe vlerësohen kontributet e grupeve të njerëzve të ndryshëm në një mjedis, andaj rritja e diversitetit gjinor mund të ketë gjithashtu një sërë efektesh pozitive në sektorin e energjisë.

Prandaj, për të arritur këto efekte pozitive duhet rishqyrtuar politikat gjinore që të rritet niveli i ndërgjegjësimit gjinor, të ndryshojnë qëndrimet për ofrimin e mundësive të barabarta për të gjithë, në mënyrë që çdo punonjës i vetëm të ketë qasje në atë që i nevojitet në mënyrë që të rritet dhe të zhvillohet profesionalisht. Prandaj, rritja e diveristetit gjinor në sektorin e energjisë kërkon një analizë dhe planifikim shumë dimensional për të arritur objektivat e caktuara. Në këtë drejtim mendoj që  KOSTT  veç sa e ka rritur diversitetin gjinor duke krijuar mundësi për ngritje profesionale.

  1. Cili do të ishte mesazhi juaj për të rinjtë të cilët synojnë zhvillimin e karrierës në sektorin e energjisë?

Falë teknologjisë  është bërë më i lehtë hulumtimi, studimi dhe lidhjet e komunikimet me shtetet më të zhvilluara, prandaj sektori i energjisë  ka marrë një zhvillim shumë të madh, inovacion dhe me plotë sfida.

Përveç kësaj, të rinjtë mund të kontribuojnë në tranzicionin e energjisë duke rritur ndërgjegjësimin, duke marrë pjesë nëpër konferenca të ndryshme për tu frymëzuar, ndarë njohuritë dhe duke promovuar zgjidhje novatore për zgjidhjen e sfidave në sistemin energjetik.

Andaj ju them të rinjve të cilët kanë aftësi dhe dëshirë për të studiuar dhe sfiduar vetën në sektorin e energjisë le të merren me studime të energjisë sepse ekonomin dhe zhvillimin e  një vendi e bëjnë inxhinierët.


Valon Berisha ka përfunduar studimet në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike – Drejtimi Telekomunikacion në vitin 2005. Për disa vite ka punuar në sektorin privat kryesisht në fushën e zhvillimit të rrjetave kompjuterike dhe softuerit. Gjatë vitit 2010 ka punuar në Universiteti ne Prishtine, Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në pozitën laborant i rrjetave kompjuterike. Studimet master i përfundoi në vitin 2016 dhe mori titullin Master i Shkencave në Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri.

  1. Na tregoni ju lutem pak rrugëtimin tuaj profesional si dhe kontributin tuaj në sektorin e energjisë apo në KOSTT?

Në KOSTT fillova punën në shkurt të vitit 2011. Atë kohë ishte në fazën finale projekti SCACA/Telekomunikacion Lot 2. Si inxhinier praktikant kishte disa kufizime por duke ju falënderuar kolegëve nga sektori i telekomunikacionit u kyça në fazën e testimeve SAT në kuadër të këtij projekti. Puna me pajisje specifike dhe të dhëna në kohë reale ishte një sfidë për mua. Gjatë viteve në vazhdim nga KOSTT-i u realizuan trajnime që ndihmuan në avancimin tim profesional. Projektet për nënstacione dhe linja të reja ishin një mundësi që si specialist të përfitoje njohuri nga trajnimet dhe pranimet e pajisjeve në fabrikë. Këto njohuri kanë ndihmuar që puna në mirëmbajtën e pajisjeve telekomunikuese dhe e rrjetin OPGW të jetë më e lehtë. Gradualisht me zgjerimin e rrjetit telekomunikues ne KOSTT u shtuan edhe detyrat dhe përgjegjësit. Që nga viti 2020 kam bashkërenduar projektin “Balkan Digital Highway” për pjesën e KOSTT. Bashkë shfrytëzimi i infrastrukturës telekomunikuese në KOSTT ka hapur një mundësi të zhvillimit jo vetëm brenda vendit por edhe si regjion. Aktualisht mbaj pozitën Senior specialist / Administrator i rrjeteve dhe sistemeve telekomunikuese.

  1. Çfarë hapash apo veprimesh mendoni se duhet të ndërmerren për të rritur diversitetin gjinor dhe për të krijuar një mjedis më gjithëpërfshirës në sektorin e energjisë?

Sektori i energjisë tani nuk mund të shikohet ndaras nga zhvillimet teknologjike që e përcjellin atë. Teknologjia e informacionit dhe komunikimet janë bërë pjesë e pandashme e sektorit te energjisë dhe kjo e ka zgjeruar fushën e profesioneve qe kërkohen brenda sektorit te energjisë. Ky zgjerim ofron mundësi që profesione te ndryshme te komplementojne sektorin e energjisë dhe kjo mundëson qe diversiteti gjinor të jetë në nivel më të lartë. Diversiteti krijon një kulturë dhe mjedis gjithëpërfshirës në kompani, rrit produktivitetin e punonjësve, gjithashtu krijon zgjidhje inovative për sfidat komplekse brenda kompanisë. Megjithatë  ofrimi i kushteve të barabarta dhe jo diskriminuese për dy gjinitë është garanci për një diversitet të qëndrueshëm.

  1. Cili do të ishte mesazhi juaj për të rinjtë të cilët synojnë zhvillimin e karrierës në sektorin e energjisë?

Zhvillimet në sektorin e energjisë dhe kërkesa në rritje për energji janë indikatorë se ky sektor do të jetë ndër sektorët më me ndikim në të ardhmen. Falë zgjerimit të këtij sektori, te rinjtë që synojnë ta kenë karrierën në sektorin e energjisë do të kenë mundësi më të shumta. Energjia e pastër dhe efiçenca e energjisë janë disa nga fushat më premtuese ku të rinjtë mund të japin kontributin e tyre. Andaj inkurajoj te rinjtë që janë ambicioz dhe kërkues që të orientohen në fushën e energjisë sepse ka potencial për zhvillim dhe avancim.

Intervistat e fundit

#NeJemiKOSTT

#NeJemiKOSTT

#NeJemiKOSTT

#NeJemiKOSTT

#NeJemiKOSTT

#NeJemiKOSTT

#NeJemiKOSTT

#NeJemiKOSTT

#NeJemiKOSTT

#NeJemiKOSTT